Profesionistët shëndetësorë

Muljaim Kaçka

Përfundoi studimet bazike në Fakultetin e Edukimit dhe Rehabilitimit, në drejtimin e Logopedisë dhe Surdoaudiologjisë. Në vitin 2013 përfundoi studimet master në logopedi dhe linguistikë në Universitetin e Tuzlës, në Bosnje dhe Hercegovinë. Pas studimeve të masterit, prof. Mulaimi regjistroi studimet e doktoraturës (PhD) në shkencën e linguistikës në Universitetin “Josip Juraj Shtrosmayer” në Osijek, Kroaci. Ai mbrojti doktoraturën e tij të parë në logopedi në vitin 2017 në universitetin e Tuzlës, Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërsa, studimet e doktoraturës së dytë i ka në perfundim e sipër. Poashtu, z. Kaçka është Dekan i Departamentit të Shkencave Shëndetësore Terapuetike në Kolegjin Heimerer.

Dianna Ullrich

Doktor e Ergoterapisë nga Kalifornia, SHBA dhe jeton në Kosovë që 21 vite.
Ajo ka 30 vjet përvojë pune në terapi profesionale pediatrike, ndërhyrje të hershme dhe  ergoterapi për te rritur me aftësi të kufizuara intelektuale.
Ajo është themeluese e profesionit të Ergoterapisë në Kosovë. Dianna është profesoreshë e moduleve të terapisë së punës në Kolegjin Heimerer.
Ajo është gjithashtu  anëtare  e komisionit për aplikantët e licencave profesionale të Ergoterapisë në punë- në Ministrinë e Shëndetësisë.
Dianna është Drejtore e OJQ-së “AGAPE” në Gjilan.

Margarita Van Dijk

PhD. Cand. Margrita Van Dijk është fizioterapeute e specializuar në Terapinë Manuale (Somt- Amersfoort) dhe ka përfunduar studimet Master në Shkencat e Lëvizjes Njerëzore në Free University në Amsterdam. Margarita është pjesë e Kolegjit Heimerer që nga viti 2016 dhe ligjëron në modulet: Fushat terapeutike, mjeshtëritë dhe teknikat kreative 1 & 2, si dhe kushtet shëndetësore dhe performanca.

Bojan Radic

Udhëheqës i Klinikës së Autizmit në Qendrën Terapeutike Heimerer 

Doktor i Shkencave në Logopedi – Bosnjë dhe Hercegovinë
Master në Logopedi – Bosnjë dhe Hercegovinë
Bachelor në Logopedi dhe Surdoaudiologji – Bosnjë dhe Hercegovinë
Licensuar për metodën Tomatis – France
Edukuar për të zbatuar teknikat e metodës ABA – SHBA
Anëtar i bordit shkencor në institutin “Autismedi” – Turqi
Delegat në Organizatën Botërore të Autizmit
Konsulent në OSBE – Bosnjë dhe Hercegovinë
President i OJQ-së “Bota në fotografi” – Bosnjë dhe Hercegovinë
Trajnues në OJQ-në “Bota ime” – Maqedoni
Trajnues në qendrën për zhvillimin e praktikave gjithëpërfshirëse – Bosnjë dhe Hercegovinë
Ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë në  Universitetin e Zenicës – Bosnjë dhe Hercegovinë
Koordinator profesional/mbikëqyrës – Qendra për Shërbime Sociale të Specializuara “Për Nënën dhe Fëmijën”- Bosnjë dhe Hercegovinë
Drejtor i kopshtit gjithëpërfshirës “Dani” – Bosnjë dhe Hercegovinë