Qendra Terapeutike Heimerer është e vetmja poliklinikë në rajon, që ofron të gjitha shërbimet e shkencave terapeutike në një vend të vetëm e me qasje multi-disciplinare, në një perspektivë holistike e me klientin në qendër. Misioni ynë është të frymëzojmë dhe të kontribuojmë në mirëqenien dhe shëndetin e individëve duke ofruar kujdes bashkëkohor për secilin kliient me edukim dhe praktika te integruara klinike.
Në lidhje me misionin tonë, ajo që na diferencon është pikërisht bashkëpunimi mono dhe multidisiplinar mes fushave të ndryshme terapeutike, që ndërthurren dhe e plotësojnë njëra-tjetrën, duke përmbushur kështu më së miri nevojat e klientit në mënyrë që të arrijmë maksimumin e kapaciteteve të shëndetit mendor / fzik të klientëve tanë. Pra, përmes ekspertëve tanë të njohur ndërkombëtarisht, dhe përmes qasjes multidisiplinare sigurojmë që klientët tanë të arrijnë potencialin e tyre optimal në shëndet.