Klinika e Logopedise

Logopedia është shkencë e cila merret me parandalimin, vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve në të folur, gjuhë, komunikim dhe çrregullimeve të zërit te fëmijët dhe të rriturit. 

Klinikën tonë e bën unike dedikimi ndaj punës, qasja holistike për trajtimin, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me një ekip ekspertësh dhe dhoma e observimit te seances logopedike e cila mund te shfrytezohet nga prinderit. Misioni i klinikës sonë është të maksimizojmë aftësitë e përgjithshme të komunikimit të klientëve tanë në mënyrë që ata të funksionojnë më të pavarur dhe të përjetojnë një cilësi të shtuar të jetës.

Klinika e Logopedisë ofron një gamë të gjerë shërbimesh diagnostike nga ekspertë ndërkombëtar dhe vendor sikurse:

  • Testin e autizmit (ADOS);
  • Testin e aftësisë së gjuhës funksionale;
  • Testin e artikulimit;
  • Testin diagnostik defektologjik dhe
  • Testin e disleksisë.
  • Testin e kuptueshmërisë;

Sherbimet terapeutike të cilat ne ofrojmë janë:

  • Terapia e afazisë
  • Terapia e apraksisë
  • Terapia e belbëzimit
  • Terapia e  çrregullimeve në të folur
  • Terapia e çrregullimit në lexim dhe shkrim
  • Terapia e çrregullimit të artikulimit
  • Terapi defektologjike
  • Terapia e të folurit për Spektrin e Autizmit
  • Terapia për Sindromen Doën
  • Terapia e vonesës gjuhësore